Të qeshim se nuk qajmë dot, kjo shprehje vlen plotësisht për tifozët e Milanit, që po përjetojnë një tjetër sezon të zi, pavarësisht shpresave të mëdha në verë.
Megjithatë, sot erdhi një fitore e bukur në derbin kundër Interit, në kupë, një kënaqësi jo e vogël kur gjërat shkojnë kaq keq.
E veçanta e ndeshjes nuk ishte fakti që shënoi Kutrone, i vetmi sulmues që nuk ka kushtuar asnjë euro, por portieri Antonio Donaruma, vëllai i panjohur i Xhixhos së famshëm. Antonio, që te Milani shkoi vetëm se e donte vëllai me çdo kusht, luajti titullar sot dhe u fishkëllye kur nisi ndeshja, por për inat të të gjithëve luajti ndeshjen perfekte dhe u duk më mirë se vëllai fenomen.
Natyrisht, nuk mund të mos plaste ironia në rrjetet sociale, me batuta pa fund.
“Raiola nis punën për rinovimin e Antonio Donarumës, sepse përndryshe e çon te Real Madridi”.
“Mino Raiola pas ndeshjes: Antonio Donaruma është portieri më i mirë në botë, Xhixhio është i dyti”.
“Gatuzo nesër çon për darkë Donarumën,por jo Xhanluixhin”.
“Nesër Antonio Donaruma do të vlejë 35 milionë euro”.
“Një milion euro pagë, një ndeshje, një autogol i anuluar”.
Il top è che cerca di pararla anche dentro la porta #MilanInter #Derby pic.twitter.com/vWkM66iaqu
— Pepe (@pelessi) December 27, 2017
“Aq i paaftë është Antonio, saqë edhe autogolin ia anulojnë”.
“Nëse Antonio Donaruma vazhdon kështu, verën e ardhshme Raiola do na sjellë te Milani edhe dy kushërinj, një xhaxha dhe një komshi”.
“Bomba e merkatos: PSG ofron 80 milionë euro për Antonio Donarumën, por ai do të shkojë vetëm nëse PSG merr edhe vëllain Xhixhio”.
“Xhixhio 30 gola të pësuar, Antonio 0: talluni tani me vëllain që shkoi kot te Milani”.
“Fituam derbin me Antonio Donarumën në portë, më poshtërim se kaq!!!”.
“Benevento ka Brinjolin? Milani ka Antonio Donarumën!”
“Një ndeshje, 1 milion euro merr Antonio Donaruma! Unë kam 20 vjet që shkoj në kalçeto dhe vazhdoj të paguaj!”.
“Statistika e pabesueshme: Milani nuk humbet kurrë kur luan Antonio Donaruma!”.
“Kur fiken, skuadrat e Spaletit fiken për shumë kohë. Të të mundë Gatuzo, ky është kulmi“.
When Spalletti teams turn off, they do turn off for a while.
Imagine losing to Gattuso. That’s a new low. pic.twitter.com/UQ6hicQtr2
— DeRossi’s Tattoo (@RomaThings) December 27, 2017