Dominues janë fituesit e derbit, ky është formacioni më i mirë i javës në Superiore

Superiorja ka mbyllur javën e gjashtë të saj, mes shumë emocioneve që kulmuan me takimin e fundit, atë derbi mes Tiranës dhe Partizanit. E mbyllur në rezultatin 1-2, nuk kishte sesi të mos mungonte dominimi i të kuqëve.

Kjo jo vetëm për faktin e rezultatit, por realisht lojtarët e Partizanit ishin ndjeshëm më mirë në lojë dhe më produktiv se kundërshtarët. Nëse flasim për portën, atëheri nuk ka dyshimë për punën e  Frashërit ndaj Kukësit, që mbajti portën e paprekur ndaj sulmit më të frikshëm në Superiore.

Në aspektin e mbrojtjes nuk ka asnjë dyshim se Partizani meritonte notën “10”. Lojtarët e prapavijës kuptoheshin me “sy mbyllur” me njëri-tjetrin, ndërsa Trashi, Bitri dhe Mala janë të përfshirë nga “Sport Ekspres” në këtë formacion. Madje nëse ky do të ishte një ekip që do të zbriste realisht në fushën e lojës, Bitri ka shiritin e kapitenit, si një lojtar i pagabueshëm. Por këtu pa harruar edhe performancën e Goxhës së Bylisit ndaj Flamurtarit.

Për të vazhduar me mesfushën, atje ku ka spikatur sërish te Bylisi në atë fitore 5-0 talenti i dalë nga akademia e Vllaznisë, Qardaku. I vetmi i përfshirë nga Tirana është Kobina, që pavarësisht momentit të keq të skuadrës dhe një Partizani që në mbrojtje kishte një nivel fantastik, me lëvizjet e tij mbushte me shpresë tifozët bardheblu.

Romero ka luajtur një nga ndeshjet më të mira të Partizanit, ndërsa Ntephe me dy golat e realizuara ndaj Flamurtarit nuk kishte sesi të ngelej jashtë. Në këtë javë të gjashtë të Superiores pamë edhe një Gilman Lika si në kohën e artë, duke bërë gjithçka ndaj Skënderbeut. Maja e sulmit të këtij formacioni mbyllet me Solomon, që dhuroi një paraqitje shumë të mirë ndaj Tiranës, duke shënuar edhe golin që vlen sa për tre pikë. /Sport Ekspres/

Formacioni më i mirë i javës së gjashtë të Superiores sipas “Sport Ekspres”

Frashëri

Trashi-Goxha-Bitri-Mala

Qardaku-Kobina-Romero-Ntephe-Lika

Solomon

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online