Trajneri Pioli është pritur me shumë skepticizëm që në momentin kur erdhi nga tifozët e Milanit. Kjo pasi këta të fundit nuk ishin të bindur nga karriera dhe historitë e mëparshme të italianit, për të marrë një ekip si Milani. Jo vetëm për emrin, pasi më herët ka drejtuar edhe ekipe të tjerë të mëdha, por për faktin se nuk ka bindur dhe mbi të gjitha, kuqezinjtë dëshironin “shkopin magjik” që ndryshonte situatën.
Lëkundjet vazhduan edhe me Piolin në rezultate, ndërsa humbja e fundit në derbi me Interit dhe mos menaxhimi i rezultatit 0-2, e ka shtuar edhe më shumë pakënaqësinë. Mbrëmjen e sotme Milani do të ketë një tjetër provë të vështirë, pasi luan kundër Juventusit për Kupën e Italisë. Deklarata e bërë nga Pioli para takimit është disi kontradiktore, teksa shprehet se lojtarët ndihen të copëtuar pas humbjes në derbi, por shfaq lumturinë që pa marrë veten prej andej, do të luhet me Juventusin për gjysmëfinale.
“Ne kemi dalë “me kocka të thyera” nga derbi. Këtë nuk mundem që ta mohoj dot. Ne zotërojmë shumë cilësi dhe fakti që do të luajmë me Juventusin tani, është shumë pozitiv për mua. Kjo pasi do të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për 95 minuta”, ka thënë Pioli, që do të shuajë disi kritikat e tifozëve më nje sukses ndaj bardhezinjve. /Sport Ekspres/