Ashtu si në Shqipëri por edhe në pjesën më të madhe të Europës, rifillimi i kampionateteve do të shoqërohet pa praninë e tifozëve. Skuadrat duhet të luajnë pa lojtarin e dymbëdhjetë, një mungesë mjaft e rendësishme për zhvillimin e ndeshjeve. Megjithatë nga Kosova na vjen një shembull mjaft i veçantë.
Skuadra e Dritës do të ketë në stadium një tifoz që ta përkrahur. Duket e pabesueshme por tashmë është një fakt. Bëhet fjalë për Abdullah Berishën, një nga tifozët më besnik të skuadrës. Me kërkesë të veçantë, Ministria e Sportit ka akredetuar lejen për hyrjen e tifozit në stadium. Abdullahu është me aftësi të kufizuara dhe përkrah do të ketë edhe një shoqërues në çdo takim. Një lajm mjaft frymëzues për skuadrën e Dritës e cila lufton për titull kampion./Sport Ekspres/