Dokumenti, ja si u shpenzuan paratë te Vllaznia

645 miliona lekë rrogë, 145 milionë lekë tatime, më shumë se 100 milionë për grumbullime dhe shpenzime ekstra, rreth 200 milionë lekë për Vllazninë. Më shumë se sa 1 miliard lekë të vjetra. Vllaznia që ra nga kategoria nuk ishte një skuadër e varfër, përkundrazi është ndoshta një 3-4 skuadrat më të pasura të kampionati. Si shpjegohet gjithë ky dështim? Në Shkodër të thonë që ky buxhet ka qenë permanent ndër vite, madje korrektesa ka qenë deri në masën 80% brenda logjikës së datës së pagesave.

I hedhim një sy listëpagesave deri në muajin janar. Në këtë format shuma totale mujore është 57 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që pas janarit kjo listëpagesë është shtuar me afrimet e Berishës, Malotës dhe Sukaj. Lojtari më i paguar në skuadër është Orelesi, ndërkohë që rrogat janë të majme për realitetin shqiptar, kontrata që do t’i dëshironin shumë nga lojtarët që luajnë në Superiore.

Stafi teknik gjithashtu ka pasur pagesa të kënaqshme, edhe pse Gjoka (5.2 milionë lek të vjetra bruto) nuk ka marrë aq sa është përfolur në media ditët e fundit, ndërkohë që burime pranë klubit bëjnë me dije se të paktën 7 rroga nga 10 kanë kaluar në llogaritë e futbollistëve.

Atëherë çfarë ka ndodhur? Sigurisht që bashkia ka fajin që nuk e privatizon klubin, por ata që luajnë me pagesa dhe trajtim të tillë financiar a duhet të ndihen super fajtorë për këtë mega dështim?

PAGAT MË TË LARTA TE VLLAZNIA NË FILLIM TË SEZONIT

Nurudin Orelesi – 620 mijë lekë në muaj (bruto)

Edon Hasani – 610 mijë lekë në muaj

Erjon Vucaj – 455 mijë lekë në muaj

Gilman Lika – 455 mijë lekë në muaj

Olsi Gocaj – 455 mijë lekë në muaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *