“Doja ta fitoja dhe jo të ma fitojnë titullin”! Kjo ishte deklarata bombastike e lëshuar nga ana e Dallkut te Prishtina, duke e bërë kështu hapin e parë të largimit. Trajneri dhe figura e njohur e Kombëtares drejtoi kryeqytetasit duke rikthyer entuziazmin tek kryeqytetasit, por shpeshherë vendimet e diskutueshme të arbitrave dhe gabimet e tyre bën që Prishtina të mos merrte atë që meritonte në sezonin e fundit.
Në mënyrë të papritur erdhi edhe ndarja e rrugëve mes këtij klubi dhe Dallkut. Tashmë është klubi kryeqytetas që njofton ndërprejen e bashkëpunimit me Dallkun duke i uruar sukses në vazhdimin e karrierës. Në 35 ndeshjet zyrtare të zhvilluara ka arritur që të grumbullojë rreth 23 fitore, një dëshmi e qartë kjo e punës pozitive që është bërë në këtë periudhë. /Sport Ekspres/
“Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun. Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës. Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me gol-dallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare. Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës. FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës”,