Do t’i bashkohet sot në stërvitje ekipit të ri, Ngo arrin marrëveshjen pas Tiranës

Ngo ishte një nga lojtarët më të përfolur të Katëgorisë Superiore për sezonin qe lamë pas. 28 vjeçari ishte një nga pikat kyçe të Tiranës, ku me golat dhe asistet e tij i dha padyshim një shtysë të madhe kryeqytetasve për të fituar titullin kampion.

Teksa dukej se Michael Ngo do të përgatitej për fazat e eleminatoreve të kupave të Evropës, anglezi nuk u thirr nga skuadra për ndeshjen ndaj Dinamo Tbilisi, çka shtoi dyshimet se lojtari nuk do të ishte më pjesë e Tiranës. E ardhmja është mësuar prej kohësh teksa është raportuar për kalimin e Ngosë te Menemespori. Por së fundmi mediat turke raportojnë se gjatë ditës së sotme ish-sulmuesi i Tiranës pritet t’i bashkohet në stërvitje ekipit turk dhe është arritur akordi total atje ku luan Domgjoni dhe Selmani, pa pasur asnjë pengesë të vetme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online