Në Izrael janë duke e trajtur si tradhtar Eran Zahavin. Ylli i kësaj Kombëtare do të mungojë në finalen ndaj Shqipërisë sa i përket Ligës së Kombeve. E gjitha kjo për një arsye të çuditshme, teksa lojtari ka kërkuar që të jetë i vetëm në dhomën e hotelit, ndërsa trajneri nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Media “IsraelHayom” e ka trajtuar Zahavin si një tradhtar pikërisht për shkak të kësaj sjellje.
“Si në rastin e Eyal Berkovic, teksa ishte në shtëpi dhe nuk u thirr nga Israeli. Por po brohoriste për të fituar Kombëtarja e Zvicrës ndaj nesh. Fëmijët dhe vetë ai e pranuan që Israeli të humbas vetëm se Berkovic nuk ishte pjesë e ekipit. Ndërkohë tani do të zbulohet se në shtëpinë e Zahavit ka vërtetë rrënjë shqiptare dh se do të brohorasin me zë të lartë për ekipin e bukur të Ballkanit kundër të këqinjëve të Israelit. Për Zahavic përgjigja është e qartë: “Hajde, forca Shqipëri”. /Sport Ekspres/