Tirana është duke u përgatitur për ndeshjen e turit të parë të Champions League kundër Dudelanges. Bardheblutë janë duke e zhvilluar fazën përgatitore në Turqi, teksa në ndeshjen e parë humbën ndaj Dinamo Tiraspol në shifrat 1-2. Deri në fundin e përgatitjeve janë edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.
Por padyshim që forca reale do të duket në datën 25 qershor. Atje do të kulmojë edhe përgatitja e Tiranës që ka gjetur akordin për të luajtur me gjigandët e Turqisë. Kështu ekipi kampion i Superiores do të ndeshet ndaj Fenerbaces. /Sport Ekspres/