Është momenti që ekipet e Superiores të zbresin në Europë. Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia janë gati për të nisur rrugëtimin e tyre.
Deri tani, pesë prej ndeshjeve të turit të parë janë blerë nga MCN TV. Këto përballje do të vijnë falas për shikuesit. Partizani dhe Egnatia do të transmetohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa është blerë e drejta edhe për Tirana-Dinamo Batumi. /Sport Ekspres/