Nevil Dede ka folur përpara takimit që Tirana do të zhvillojë në transfertë kundër Laçit. Trajneri i bardhebluve do të ketë ndjenja të përziera në këtë ndeshje pasi ka një miqësi të fortë me presidentin e kurbinasve, të cilën e ka shprehur edhe në konferencën për shtyp. Megjithatë premtohet se do të ketë një “luftë” për fitoren, ndërsa miqësia do të ndalet për 90 minuta dhe do të vazhdojë pas ndeshjes. Kur pyetet në lidhje me Nuabuezen dhe vështirësinë e ekipit të Laçit, Dede kujton se Tirana ka detyrimin për të dalë kampione.
Është koha e duhur për të fituar?
Në çdo ndeshje është koha për të fituar Tirana. Është e mirë që ekipi të kthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të madh. Është një grup skuadrash që nuk kanë diferenca të mëdhaja. Këtë po e tregojnë rezultatet e ngushta apo edhe barazimet e shumta.
Sa e vështirë është të fitoni në transfertë ndaj Laçit?
Unë e kuptoj që në çdo pyetje do të jetë gjithmonë theksi te fitoret dhe 3 pikët që duhet të marrim. Është një kundërshtar dhe skuadër që ka investuar shumë. Unë e njoh mirë edhe presidentin edhe ambientin. Kam punuar vite më parë atje, kam një miqësi të mirë.
Fusha e Laçit meriton komplimenta. Presidenti i kësaj skuadre është detaist, është miku im. Atje unë do të kem edhe emocione miqësore, jo vetëm sportive. Ai gëzon një respekt nga ana ime. Do shkoj të takoj një mik. Do të luftojmë fortë në fushën e lojës dhe pastaj do të jemi besoj prap miq pas ndeshjes.
Sa shqetësues do të jetë fakti që në muajin dhjetor do të luhen edhe 6 takime?
Intesiteti është i madh. Ndeshjet janë të ngjeshura, e rëndësishme është të mos kemi më dëmtime. Gradualisht e kam thënë, po rikuperojmë Bathën në 100% e tij si dhe Torasën e Toshevskin. Shpresojmë shumë shpejtë të fillojë stërvitjen me grupin edhe Çelhaka, sepse pjesa tjetër dihet që Kaleja vjen në janar. Të gjitha këto na i vështirësojnë punën.
Por nuk do të thotë që është e pamundur. Ka shumë lojtarë të rinj brenda grupit që mundohen të japin më të mirën. Kur të vijnë rezultatet lojtarët do të rriten më shumë. Që intensiteti është shumë i lartë këtë nuk e fsheh dot askush.
Si e vlerësoni Nuabuezen?
Ka bërë një sezon të mirë. Është një lojtar me kualitet. Golashënues i sezonit të kaluar. Ekipi i Laçit bëri një ri-investim te ai, por ne jemi Tirana dhe do të mundohemi që mbi të gjitha ta fitojmë ndeshjen duke neutralizuar pikët më të forta të tyre. Pastaj besoj do ta kemi më të thjeshtë. Meritojnë respekt për cilësitë që ka ajo skuadër.
Do të përsëritet skuadra që luajti në derbi?
Harku i ngushtë kohor dhe lojtarët që kanë nevojë per rikuperim mund te me japin mua dhe ne nje sinjal qe ka nevoje per rrotacion, gjithsesi forma qe ne po tregojme ne cdo ndeshje qe jemi mirë, përvec rezultateve. Lojtaret po rriten, skuadra po rritet, do formatohemi perseri. Zgjedhjet nuk jane te kushtezuara, jane te drejta kjo eshte e rendesishme.
Sa pikë mund te shenoje Tirana kete sezon?
Dihet qe objektivi eshte maksimal, te dali kampion, Tirana do të dali kampione dhe e ka detyrim te dali kampion. Kjo perkthehet qe ne cdo ndeshje ne duhet te marrim 3 pike, neqoftese jane 16 pike ne dispozicion llogaria eshte e thjeshte ne duhet te marim 18 pike.
Ne mundohemi te bejme maksimumin lojtaret perpiqem te bejne maksimumin, klubi eshte i gjithi ne dispozicionin tone. Objektivi eshte maksimal, pastaj se sa e arrijme ne sa i forte eshte kundershtari dhe sa ne veshtiresi veme njeri tjetrin. Kerkojme qe fatin ta bejme ne dhe jo te na vije vete.
Mendoni se do ta marrin per dobesi faktin qe ju nuk doni te merreni me arbitrimin?
Eshte e vertete nuk dua te merrem. Une di qe do shkojme ne Lac dhe do jete nje lufte sportive e forte. Do te jete nje loje nervash, do te pergatitemi per cdo situate. E rendesishme eshte qe ne ta perjetojme kete ndeshje ashtu sic kemi bere ne cdo ndeshje tjeter. Sesa ja kemi dale rezultatet nuk na japin te drejte por mendoj se ne do te perballemi denjesisht. Persa i perket gjykimit nuk eshte korrekt qe une te them kur ata bejne mire apo keq. Kampionati eshte nje maratone e gjate dhe ne fund del fitues ai qe e ka merituar.