Do të shkruajnë MAFIA në kartëmonedhat false! Plani i tifozëve të Athletic Bilbao, do ta ndërpresin ndeshjen me Barcelonën në minutën e 30

Tifozët e Athletic Bilbaos kanë përgatitur një pritje jo shumë miqësore për lojtarët e Barcelonës në ndeshjen që do të luhet të dielën. Ata kanë përgatitur disa letra në të cilat do të protestojnë kundër ekipit katalanas dhe do të vendosin kartëmonedha false me fjalën “Mafia”.

Barcelona u gjend në mes të një skandali të madh arbitrash. Pak ditë më parë u zbuluan pagesa të shumta në llogarinë e ish-kreut të komisionit të arbitrave Jose Maria Enriquez Negreira për disa ‘këshilla’ kundrejt katalanasve.

Nga viti 2016 deri në vitin 2018 i kanë paguar 1.4 milionë euro për këshilla për arbitrimin dhe më pas janë zbuluar pagesa të tjera të bëra vite më parë. Klubet nga La Liga, përveç Real Madridit, u rebeluan në këtë rast. Ata duan që Barcelona të ndëshkohet ashpër dhe tifozët e Athletic Bilbaos janë të parët që reagojnë zyrtarisht.

Në takimin e së dielës, me gjasë tifozët e Athletico Bilbao do ta ndërpresin ndeshjen në minutën e 30-të duke futur monedha false. Ata kanë stemën e Barcelonës, simbolin e dollarit dhe mesazhin “Mafia”.

“Rasti i Negrira është maja e ajsbergut. Në minutën e 30-të të ndeshjes kundër Barcelonës, shprehni zemërimin tuaj. Shkarkoni, printoni dhe quani me emrin e tyre të vërtetë – Mafia”, njoftoi grupi i tifozëve të klubit bask. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online