Dayot Upamecano, mbrojtësi i Bayern Munichut mbeti në stol në gjysmëfinalen e mbrëmjes së djeshme mes Bayernit dhe Real Madrid. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-2, por madrilenët e treguan qartë se janë sërish ata favorit për të fituar kompeticionin që e kanë “privatizuar” prej disa kohësh.
Por Upamecano ka ende besim, pavarësisht se do të udhëtojë drejt Bayern me shifrat që nuk janë në krahun e gjermanëve. “Do të jetë ndeshje e vështirë, ne do të shkojmë në Madrid për të fituar dhe do të shkojmë në Londër për finalen e Ëembley. E njohim Realin, e dimë kapacitetin e tyre, por kemi mundësi të fitojmë në Spanjë”, tha Upamecano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/