Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo filloi të ndërtojë një shtëpi në Portugali ku synon të jetojë pas përfundimit të karrierës së tij. Portugezi kërkon të investojë deri në 20 milionë euro në ndërtimin e një vile luksoze ku do të ketë gjithçka që do.
Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dëshiron të jetojë në këtë vilë me familjen pas përfundimit të karrierës së tij dhe shtëpia luksoze ndodhet në bregdetin e Quinta de Marinha, pjesë e Rivierës Portugeze.
Megjithatë, edhe pse tashmë ka investuar një shumë të madhe parash, duket se Ronaldo ka hasur në një problem të pazakontë që do të mundohet ta zgjidhë sa më shpejt. Ai është i pakënaqur që ka një fushë golfi pranë tij dhe ndërtesa që ndodhet ia prish pamjen.
Mediat angleze bënë të ditur se Ronaldo kërkon privatësi të plotë dhe se është gati të blejë tokën ku ndodhen fushat e golfit dhe do të investojë edhe 10 milionë euro shtesë për ta zgjidhur atë problem. Lojtari i Manchester United synon ta blejë atë tokë sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjëja e parë që do të bëjë është të prishë ndërtesën që i bllokon pamjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/