Zvicra do të luajë një ndeshje historike përballë Argjentinës. Kampionët e Botës janë pengesa e tyre për në gjysmëfinale. Trajneri i Zvicrës ka folur në konferencë për shtyp për këtë përballje.
Ai ka theksuar se i pëlqen të ëndërrojë, por për të bërë ëndrrat realitet nevojitet të jepet maksimumi. I pyetur në lidhje me hipotezat për favorizim të Argjentinës. Murat Jakini është shprehur se me VAR nuk ka padrejtësi. Madje ai ka thumbuar në një farë mënyre edhe Egjiptin, teksa ka deklaruar se ekipet duhet të flasin në fushën e lojës dhe jo pasi mbaron ndeshja.
“Ka disa zgjidhje. Do të përpiqemi të bëjmë mirë si ekip. Mund të flasim shumë, por në fund, duhet ta tregojmë në fushë.
Unë besoj se ndeshjet janë të drejta. Gjithçka mund të zgjidhet me VAR-in. Nuk është e drejtë të përgjigjesh me fjalë pas ndeshjes. Kjo nuk ka të bëjë fare me sportivitetin. Duhet të flasim në fushë.
Jemi në çerekfinale dhe duam të fitojmë. Më pëlqen të ëndërroj dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Por për ta arritur këtë, duhet të shtyjmë deri në limite”, ka deklaruar Murat Jakini./Sport Ekspres/