Kalimet e lojtarëve nga një skuadër e qytetit tek tjetra, në ato ndeshje që cilësohen “derbi” nuk është aspak e lehtë për tifozët. Aq më pak për një legjendë si Cristiano Ronaldo, i cili është një nga figurat më të dashurat për tifozët e Manchester United.
Sipas raportimeve të fundit, portugezi është shumë pranë kalimit tek Manchester City. Teksa shumë mbështetës të Man United, e kanë quajtur “tradhtar” 36 vjeçarin, të njëjtin mendim duket se ka dhe trajneri Ole Gun Solskjaer, i cili është i lidhur shpirtërisht me këtë skuadër.
“E dimë që jemi profesionistë, por nuk mund të kalosh tek City kur ke luajtur për Manchester United”- u shpreh Solskjaer i pyetur mbi thashethemet për Ronaldon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/