Jose Mourinho e ka humbur durimin në duelin kundër Monzës në fundjavë dhe u ndëshkua me karton të kuq pasi u konfliktua me stolin e kundërshtarëve. Komisioni Disiplinor i Serisë A ka vendosur dje një ndeshje pezullim për Mourinhon, dënimi i cili ka hyrë në fuqi menjëherë pas vendimit.
Pra, Mourinho nuk do të udhëheqë Romën në derbin kundër Interit në San Siro këtë fundjavë. Kjo sigurisht që shkaktoi shumë vëmendje në mediat italiane sepse Mourinho do të kishte përballë ish-ekipin e tij, dashurinë e vjetër.
“Idiotët mezi presin të thonë gjëra idiote. Unë jam trajneri i Romës dhe do të përgatis lojtarët e mi, askush nuk mund të më ndalojë nga kjo. Më vjen keq për sjelljen time në fund të ndeshjes kundër Monzas, por kemi parë më parë që shumë trajnerë bëjnë gjëra të ngjashme.
Gjatë gjithë sezonit jam korrekt dhe menjëherë një situatë dhe marr një ndëshkim. Interi? Po luajmë kundër një ekipi që duhet të jetë kampion me 20 pikë përpara”, tha Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/