Nëse Shqipëria arriti një sukses të jashtëzakonshëm në kohën e De Biasit, një meritë e madhe shkon për Burim Kukelin. Në pamje të parë ndoshta puna e tij e palodhur nuk binte shumë në sy, por sa herë që nuk ishte në fushën e lojës mesfusha kuqezi çalonte e fuste ujë. I preferuari i teknikut Italian që shërbeu për një kohë të gjatë si karta më e fortë e De Biasit. Tashmë karrierën e tij e vijon në ligën e dytë zviceriane me fanellë ne Kriens, por ka nisur të shohë drejt të ardhmes.
Për këtë arsye ka vendosur të ndjekë kursin e trajnerit dhe ka zgjedhur Shqipërinë për ta bërë një gjë të tillë. Luzern i ka vënë në dispozicion moshat e ekipit dhe për të vazhduar më vonë karrierën e tij si trajner duhet licensohet njëherë si i tillë. Plani i Kukelit ishte i qartë, teksa kërkonte të kryente kursin në Shqipëri, ku edhe do të stërvitej njëkohësisht për të qenë gati për ndeshjet e kampionatit. Më pas fundjava do e gjente në Zvicër ku do të zbriste në fushë me Kriensin. Por pandemia Covid-19 i ka lënë pezull këtë plan, teksa vendet kanë hyrë në izolim dhe kufijtë ndërmjet shteteve janë mbyllur, ndërsa kursi i trajneri është anulluar pa afat.
“Do të zhilloja kursin në Shqipëri, ku do të stërvitesha në ligën elitare shqiptare për rreth 6-7 javë dhe më pas do të udhëtoja sërish për në shtëpi në mënyrë që të luaja ndeshjet e kampionatit gjatë fundjavave”, ka thënë Burim Kukeli për “Zentral Plus”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/