“Do të merri të gjithë paga të plota”/ Ka humbur 2.5 miliard euro, Abramovic nuk kursehet për Chelsesa

Në “Premier League” po diskutohet zbritja e pagave me 20-30% për disa klube ndërsa ato më të dobta po mendojnë edhe -50% të pagave për lojtarët dhe stafin teknik. Situata e krijuar nga pandamia e Covid-19 dhe pezullimi i kampionatit nuk u ka lënë rrugë tjetër pronarëve të klubeve të cilët e shohin shpëtimin te pagat e të punësuar të tyre. Megjithatë ka edhe duar lëshuar si Roman Abramovic i cili ka vendosur të mos kursehet edhe në kohë krize.

Pasi lëshoi ambjentet e Stamford Brigde për stafet mjeksore që po shërbejnë në spitalet e Londrës, bosi rus ka garantuar rroga të plota për të tijët. Sipas asaj që raportijnë mediat europiane, Abramovis mendohet të ketë humbur deri më tani rreth 2.5 miliardë euro ka kriza e pandemisë por kjo nuk ka ndikuar që miliarderi rus të gjejë shpëtim te rrogat e lojtarëve dhe stafit teknik./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *