Do të marrë 10-fishin e pages aktuale/ Inter i rrëmben Juventusit talentin e Breshias

Sandro Tonali është lojtari më i kërkuar nga ekipet kryesore si Inter, Juventus dhe Milan. Atëherë kur dukej se e ardhmja e talentit të Breshias do të ishte në Torino, zikaltërit kanë arritur akordin me lojtarin për ta transferuar në merkaton e verës.

Sipas gazetës së njohur Corriere De la Sera, kontrata e mesfushorit pritet të jetë 4 vjeçare me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh. Kjo vlerë është 10 herë me e madhe se shifra aktuale që mer tek klubi i Breshias. Drejtuesit e Interit tani duhet të bien dakord me presidentin e Breshias, Massimo Cellino për të gjetur një çmim të përshtatshëm për marrëveshjen, megjithëse vlera e kërkuar për lojtarin është 50 milionë euro. Pas shitjes së Mauro Icardit, të gjitha fondet do të shpenzohen për blerjen e yllit italian të Breshias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *