Do të luajnë sot në transfertë për Kupë, Vllaznia e vërtetë do të stërvitet në Shkodër

Pasditen e sotme do të nisë edhe Kupa e Shqipërisë, aty ku Vllaznia do të udhëtojë drejt Burrelit për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së 1/16. Por në këtë përballje do të mungojë pjesa kryesore e ekipit, pasi titullarët do të qendrojnë në Shkodër për të vijuar normalisht stërvitjen për ndeshjen e radhës në Superiore, që do të luhet në fundjavë.

Kështu, trajneri i Vllaznisë ka vendosur që në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë të aktivizojë lojtarët rezervë, të cilët nuk kanë minuta në këmbët e tyre dhe nuk mund të gjejnë hapësira në 11-shën titullare.

Kjo zgjedhje e shkodranëve vjen edhe si pasojë e kundërshtarit që do të ketë përballë, teksa ekipi i Vllaznisë shihet dukshëm superior ndaj Burrelit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online