Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Borecit të Banja Lukës më datë 17 korrik. Sfida do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja e parës kundër klubit serb të Bosnje-Hercegovinës përfundoi me fitoren 1-0 të këtyre të fundit dhe u shoqërua me kore rraciste ndaj shqiptarëve.
Kampionët e Shqipërisë kërkojnë mbështetje sa më të madhe në Elbasan, ku biletat filojnë që nga 200 lekë në tribunat D, E dhe F, e deri në 2 mijë lekë në tribinën A. Klubi rrogozhinas ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se biletat dalin në shitje ditn e shtunë pranë stadiumit “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe gjatë ditës së ndeshjes do shiten edhe në Elbasan.
“Nga nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen e kithimit të raundit të parë kualifikues të Champions League. Tribuna D E F do të kushtojnë 200 lekë. Tribuna A do të kushtojë 2.000 lekë. Biletat mund ti gjeni në stadiumin Arena Egnatia në Rrogozhinë dhe në Elbasan gjatë ditës së ndeshjes”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/