Regi Lushkja është kthyer në një lojtar kyç te Sherif Tiraspoli. Ambientimi ka përfunduar dhe lojtari shqiptar është një futbollist titullar i gjigandëve moldavë. Në orën 19:00 do të luhet kundër Viktoria Plzen sa i përket turit të tretë të Champions League.
Edhe në këtë ndeshje, Lushkja do të luajë nga minuta e parë. Mesfushori po merr gjithmonë e më tepër eksperiencë në takime të këtij niveli të lartë, duke afruar gjithmonë e më shumë ftesën e Rejës te Kombëtarja. /Sport Ekspres/