Do të luajnë ndeshjen që vlen për gjithë sezonin, Gaz Demi zbret në stërvitje para derbit me Tiranën

Partizani do të përballet kundër Tiranës në ndeshjen që vlen për titullin kampion. Të kuqtë kanë zhvilluar sot edhe përgatitjen e fundit. Stërvitjen e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i klubit, Gaz Demi. “Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Tiranës, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit.

Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Gjendja fizike e skuadrës është mjaft pozitive dhe për këtë takim grupi është i plotë.  Takimi Tirana – Partizani do të luhet ditën e mërkurë ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”, shkruhet në njoftimin e të kuqëve. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *