Zvicra ka rënë në të njëjtin grup me Serbinë në Botëror. Kjo ndeshje pritet me interes të madh për ngjarjet e ndodhura në përballjen e mëparshme mes këtyre Kombëtareve, në vitin 2018. Te helvetët janë duke marrë masa që t’i ndalojnë shqiponjën lojtarëve të tyre. Këtë e ka pranuar drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami.
“Nuk do të ndeshemi vetëm me Serbinë në Botëror, por e dimë sa e veçantë është kjo ndeshje. Nuk duhen bërë të njëjtat gabime, këtu jemi për futboll. Nuk ka mesazhe politike dhe as fetare. Ne përfaqësojmë vlerat tona, respektin. Për mua do të ishte gabim të provokonim sërish, nuk duhet të jemi provokues”, tha Tami. /Sport Ekspres/