Një ndeshje e bukur për t’u parë në mbrëmjen e sotme në “Europa League” është ajo mes Celtic dhe Lazios. Në fushën e tyre gjigandët skocez kanë treguar gjithmonë se janë një kockë e fortë, ndërsa do të përballen me skuadrën italiane që ndodhet në një formë të mirë.
Ndërkohë Thomas Strakosha dhe Valon Berisha janë takuar në Glasgou me Eros Grezdën. Ky i fundit vazhdon të jetë pjesë e Rangersit dhe njëkohësisht duke e pasur Celtic si rivalin e përjetshëm, megjithëse nuk po luan ndaj skuadrës së parë.
Gerrard ka udhëtuar në Portugali për t’u përballur me Porton së bashku me skuadrën, ndërsa Grezda ndodhet në Skoci. Jo vetëm për të kaluar një kohë të bukur me lojtarët shqiptarë, por Eros Grezda i ka dhënë edhe disa informacione më tepër Strakoshës dhe Berishës që të njihen me elementet e Celtic, për ata që përbëjnë rrezikun kryesor. /Sport Ekspres/