Interi është vetëm 90 minuta larg finales së Ligës së Kampionëve. Zikaltrit fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 dhe mbrëmjen e nesërme i pret një detyrë e vështirë për të ndalur përmbysjen e Milanit. Inzagi ka folur në konferencën për shtyp në prag të euroderbit, ku është treguar i vetëdijshëm se nesër luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit të Interit.
“Është një prag ndeshjeje shumë i rëndësishëm, por si trajner i përjetoj të gjitha në të njëjtën mënyrë. E dimë që nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Nesër e dimë se kemi një avantazh të merituar, por nuk do të na duhet vetëm ta menaxhojmë atë. Do të duhet të luajmë si Interi, duke e ditur se kemi një ekip të fortë përpara”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/