Do të luajë përkrahë Ramadanit, kapiteni i Shqipërisë U21 debuton sot me Leçen

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Momenti i Medon Berishës ka ardhur. Kapiteni i Kombëtares U21 ka spikatur me moshat e Leçes dhe tashmë ka ardhur koha që puna e tij të shpërblehet. Ashtu siç e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp, trajneri Roberto D’Aversa ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë lojtarin shqiptar.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Medon Berisha do të luajë përkrahë Ylber Ramadanit në mesfushë. Ky do të jetë edhe debutimi i tij me ekipin e parë të Leçes. Kujtojmë se verdhekuqtë do të përballen me Parmën, duke nisur nga ora 18:00, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *