Do të largojë Kupën e Shqipërisë, Shulku tregon për projektin që po bën jehonën

Ideja për të krijuar një kompeticion të përbashkët të klubeve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova ka kohë që është përfolur dhe federatat përkatëse kanë prezantuar këtë projekt në FIFA dhe UEFA. Përgjigja ende nuk është marrë nga qeveritë e futbollit europian dhe botërorë, megjithëse sekretari i përgjithshëm i FSHF-së shprehet optimist. Në një prononcim për “TV Klan”, Ilir Shulku ka folur mbi kupën “Nënë Tereza”, duke treguar se një kompeticion i tillë do të shmangte Kupën e Shqipërisë.

“Nëse do të zhvillohet ky aktivitet do të shmanget Kupa e Shqipërisë se numri i ndeshjeve shkon shumë. Në momentin që do të vijë aprovimi nga FIFA dhe UEFA atëherë do kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. FIFA dhe UEFA janë duke e shqyrtuar dhe do japin përgjigje besoj pozitive”, ka thënë Ilir Shulku./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online