Lamine Yamal është një nga lojtarët më të rinj në këtë Kampionat Europian, që do të ngrejë siparin më 15 qershor. Megjithëse Kombëtarja e tij ndodhet në grupin më të vështirë të këtij kompeticioni, Yamal-i nuk është i përqendruar vetëm te futbolli.
Futbollisti i talentuar i Barcelonës ka thënë për “AS”-in se ka marrë detyrat e shtëpisë me vete në Gjermani, pasi është në vitin e fundit të shkollës së mesme.
“I kam marrë detyrat e shtëpisë me vete, sepse jam në vitin e kartërt të shkollës. Kam edhe mësime online. Shpresoj që mësuesi mos të më përjashtojë”, ka thënë Lamine Yamal-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/