Nga Klaudio Ndreca
Marash Kumbulla pritet të bëj një kalim të madh në merkaton e verës. Aktualisht pjesë e Veronës, por mbrojtësi i Shqipërisë ka zhvilluar një sezon fantastik dhe kërkohet nga shumë skuadra të njohura. Mbi aftësitë e tij ka folur edhe trajneri i Shqipërisë për mediat italiane.
Reja ka treguar për skuadrat që janë në garë për ta marrë Kumbullën, duke futur në valle edhe Juventusin. Gjithashtu tekniku i kuqezinjëve ka pasur vlerësime të larta edhe për Rrahmanin që është blerë nga ana e Napolit.
“Kumbulla është një lojtar i madh që mund të kapet te Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali. Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë.
Rrahmani? Dua ta uroj Napolin që e transferuar, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre”, tha Reja. /Sport Ekspres/