Armando Broja pësoi një dëmtim që shkaktoi panik të madh edhe te tifozët shqiptarë. Pasi u rikthye në formën më të mirë te Evertoni, sulmuesi ndieu shqetësime kundër Bornemouth dhe e la fushën në minutën e 30.
Kjo pasi në minutën e 18 Broja nuk llogariti saktë kohën e topit dhe goditi tokën, gjë kjo që i solli shqetësime të mëdha në shpinë. Por koha e rikuperimit të Brojës ishte më e shpejt nga çfarë u parashikua.
Në fillim u raportua lajmi se Broja do të mungonte në ndeshjen e Kupës ndaj Peterbourgh, por do të rikthehej në fushë kundër Aston Villa në kampionat. Megjithatë pritet që Broja të luajë që në takimin e sotëm kundër Peterburgh, atje ku do të kishte një shans të artë për t’u rikthyer te goli dhe për të fituar më shumë besim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/