Do të jetë gati për ndeshjet vendimtare të Shqipërisë, Armando Broja i kthehet aksionit në fushën e blertë

Armando Broja ka qenë temë diskutimi në mediat shqiptare pas largimit nga grumbullimi për shkak të një shqetësimi që ndjeu në gju. Sulmuesi shqiptar humbi gjithashtu edhe ndeshjen me Arsenalin, teksa nuk ishte i gatshëm fizikisht të ndihmonte ekipin. Por duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për 22-vjeçarin.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi i është kthyer sërish aksionit në fushën e lojës. Broja ka nisur përsëri stërvitjen me skuadrën e Chelsea-t dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës me blutë e Londrës. Tifozët shqiptarë mund të rrinë të qetë, Broja pritet të jetë gati për dy ndeshjet vendimtare të Shqipërisë në muajin nëntor, kur ka për detyrë të zyrtarizojë kualifikimin për në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online