Është e vështirë që të shohësh Tiranën dhe Partizanin në të njëjtin hap brenda një sezoni. Kjo po ndodh këtë herë në Superiore. Të dy ekipet e kryeqytetit po kryesojnë tabelën me 47 pikë të arritura në 27 takime. Për më tepër edhe golavarazhi i tyre është thuajse i ngjashëm.
Më parë jemi mësuar që Partizani ose Tirana ta lënë historinë e titullit kampion në derbi, por ekipi kundërshtar i kishte mbyllur llogaritë me titullin kampion prej kohësh. Këtë herë është ndryshe, adrenalina është më e madhe dhe të dy ekipet janë në garë.
Si për ironi të fatit dhe për ta bërë më të bukur situatën, derbi do të jetë në ndeshjen e tretë nga fundi. Nëse situata vazhdon kështu, me siguri që kur kjo përballje e kryeqytetit të zhvillohet, fituesi i saj do të jetë edhe triumfuesi i kampionatit. /Sport Ekspres/