Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Interit. Palët kanë rënë dakort dhe tashsmë mbetet vetëm kalimi i testeve mjekësore për të zyrtarizuar gjithçka. Në Itali zbulojnë se 20-vjeçari do të udhëtojë drejt Milanos në mesjavën e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore.
Më pas Asllani do të hedhë edhe zyrtarisht firmën në kontratën që do e mbajë të lidhur me ziklatërit deri në vitin 2027. Empoli ka arkëtuar 14 milionë euro plus dy të tjera bonus nga ky transferim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/