Gjithmonë i njohur për ftohtësinë e tij, edhe në momentet më emocionuese, por këtë herë ishte momenti për të shpërthyer. Real Madrid fitoi finalen e Champions League ndaj Dortmundit, ndërsa Ancelot është bërë trajneri me më shumë Champions League të fituar, plot 5 të tillë.
Legjenda e kësaj loje, teksa ka hyrë në një histori e cila do të jetë shumë e vështirë për t’u fshirë apo parakaluar nga të tjerë. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Anceloti ka rikujtuar rëndësinë e kësaj ndeshje.
“Duket si diçka normale, por nuk është normale, kemi fituar sërish Champions League. Sidomos pas kësaj ndeshje sot, ishte shumë e vështirë, Dortmundi luajti shumë mirë. Ata ishin më të fuqishëm dhe më të mirë se ne në pjesën e parë. Në ato momente duhej vetëm të tregoheshim të qetë dhe të kontrollonim ndeshjen.
Ne e merituam këtë fitore, një rezultat fantastik. Ata ishin shumë të mirë në tranzicion dhe ne nuk u balancuam sic duhet. Lojtarët nuk ishin fare nervoz në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë, ata e dinin se duhej të bënin më mirë. Do të festoj me një puro, do të kërcejmë, festojmë dhe gjithçka tjetër”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/