Do të drejtohet nga Erion Xhafa, Dinamo njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Bledar Devolli

Dinamo ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Bledar Devolli. Kryeqytetasit bën një tjetër hap pas ndaj Kukësit, duke u kthyer te humbja dhe një ndeshje me lojë aspak bindëse. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi për vendimin mbi trajnerin, ndërsa Erion Xhafa do të jetë në kryesim deri në gjetjen e emrit të ri.

“Në mbledhjen e sotme, pas ndeshjes së humbur me Kukësin, Futboll Club Dinamo me miratimin e presidentit Adrian Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli.

Klubi blu falënderon z.Devolli për punën e bërë dhe për energjitë e tij për kohën që drejtoi skuadrën tonë. Deri në momentin e prezantimit të trajnerit të ri, skuadrën në stërvitje do ta drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *