“Do të doja të merrja Vllazninë”, flet Ardian Mema: Pengu im, nuk do të jem aty kur Tirana të ngrejë titullin

Nga Klaudio Ndreca

Ardian Mema ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Zone” atje ku ka folur edhe për ecurinë e Tiranës. Ish-trajneri i bardhebluve ka shprehur krenarinë për faktin e zgjedhjes së lojtarëve para nisjes së sezonit, megjithëse nuk e fsheh pengun që nuk është më në drejtimin e skuadrës dhe nuk do të jetë aty, nëse ngrihet titullin kampion.

“Tirana ka bërë ndeshje shumë të mira dhe meria i takon Egbos dhe lojtarëve. Duhet të ruajnë vazhdimësinë dhe janë me një dorë me titullin kampion. Koronavirusi ka prishur atmosferën, pasi sa herë shkonim në stadium e dinim që do të bëheshin detyrat e shtëpisë. Jam i familjes dhe mendoj se do ta fitojë titullin kampion.

Edhe unë e ndiej veten si pjesë të suksesit në këtë skuadër, jam krenar për zgjedhjen e lojtarëve që kam bërë. Por ajo që do të më mbetet peng është se nuk do të jem aty si protagonist për të ngritur titullin kampion, që ta nisja dhe ta mbaroja sezonin. Mendoj dhe besoj se do të punojë jashtë shtetit, ishte një mundësi në janar, por nuk isha mirë edhe në anën psikologjike. Vllaznia? Do të doja shumë që të punoja dhe merrja njëherë atë ekip, se janë shumë sportdashës si qytet”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online