“Do të doja ta kishim ne Leaon dhe Theo Hernandezin e Milanit”, Morati komenton fitoren e derbit: Kishte diferencë të madhe mes ekipeve

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka komentuar derbin e fituar të zikaltërve në ditën e djeshme. Milani u mund me shifrat 3-0 dhe kështu Interi arriti të ngrinte në qiell Superkupën e Italisë. Por si e pa Morati këtë derbi?

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, jo nga ato që fitohen rastësisht. Interi dominoi dhe në fushë kishte hendek të madh për dy ekipet, si nga cilësia e lojës dhe nga gjallëria. Milani hyri në fushë me më pak forcë, është e lodhur dhe jashtë formës.

Cfarë lojtarë do të doja nga Milani te Interi? Me siguri Leaon, do të ishte shumë i dobishëm për ne, por edhe Theo Hernandez. Ata janë dy lojtarë fenomenal”, tha Morati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online