Erling Haland vs Kilian Mbape, ky pritet të jetë dueli që do të pasojë dy ikonat e futbollit, Mesin me Ronaldon. Rivaliteti mediatik ka nisur prej disa kohësh, por duket se vetë lojtarët nuk i kursejnë elozhet për njëri-tjetrin. Në një intervistë të dhënë për “Canal +”, Erlind Haland ka vlerësuar maksimalisht Mbapenë. Madje, është shprehur se do të donte që lojtari i PSG-së të luante për Norvegjinë.
“Francezët janë shumë me fat që ai luan për Francën. Sigurisht, do të doja që ai të luante për Norvegjinë, por ai nuk e luan për të. Është një lojtar i mahnitshëm, shumë i shpejtë. Ai është kaq i mirë. Ka vite që po e bën këtë. Sa është, dy vite më i madh se mua? Çmenduri”, ka deklaruar Erling Halandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/