E FUNDIT/ Dinamo nuk pret gjatë për të emëruar trajnerin e ri, Dritan Mehmeti merr timonin e “nëndetëses“

Dinamo nuk ka vonuar shumë të gjejë pasuesin e Nevil Dedes. Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të largimit të këtij të fundit, ka ardhur edhe njoftimi për timonierin e ri të “nëndetëses“. Në krye të klubit kryeqytetas do të jetë Dritan Mehmeti. Ish-trajneri i Partizanit do të drejtojë Dinamon, me objektivin e vetëm, rikthimin në “Abissnet Superiore”. Lajmi është përcjellë nga vetë klubi dinamovit përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri. FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.

Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit. Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari“, ka njoftuar klubi Dinamo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online