Do të diskutohet vetëm thellimi i shifrave, Shqipëria gjen rivalin në miqësore për herë të parë

Shqipëria ka gjetur një tjetër kundërshtar për t’u përballur në miqësore. Këtë herë bëhet fjalë për Gjibraltarin, në përballjen që do të luhet në datën 11 nëntor 2020. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:00.

Hera e parë që Shqipëria do të ketë përballë Gjibraltarin dhe sigurisht që në diskutim do të jetë vetëm goleada dhe thellimi i shifrave. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga ana e FSHF, ndërsa Shqipëria do të luajë edhe një tjetër miqësore në datën 7 tetor ndaj Armenisë në transfertë, atje ku do të provohen elementet e rinjë dhe mbetet për t’u parë përshtatja e tyre në fushë pas zhgënjimit të fundit me Lituaninë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *