Partizani barazoi ndaj Bate Borisov me shifrat 1-1. Goli i barazimit për të kuqtë u shënua nga Tedi Cara. Ndërkoë trajneri i rivalëve, Alsheuski, tha fjalët më të mira për Mba. Tekniku i Bate u shpreh se ishte i impresionuar nga performanca e këtij lojtari.
“Atë që prisnim nga kundërshtari, e pamë. Skuadra e mirë, e balancuar mirë. Lojtarë të mirë, të fortë individualisht. Na mungonte freskia. Ky nuk është një justifikim, por një fakt. U ndje. Shihemi për një javë tani, duhet të jemi më të freskët sepse kemi më shumë kohë. Të dhënat që morëm nga kundërshtari do të na ndihmojnë, kjo është e sigurt.
Mund ta përdorim këtë informacion. Rezultati ishte i drejtë. Nëse do të thoja se jam i mërzitur me barazimin, ndoshta do të ishte gabim. Rivali kishte momente, ashtu si edhe ne. Në fund u desh të durojmë pak, tani kanë shanse të dy ekipet për të kaluar më tej. Lojtari më i rrezikshëm te Partizani? Më i impresionuar jam nga sulmuesi i tyre i qendrës, Mba. Ishte i shkëlqyer për të fituar topin, lojtar shumë i fortë”, tha Alsheuski. /Sport Ekspres/