“Do punoj fort të zë vend në Kombëtare”, Taulant Seferi tregon hapur ambiciet: Dua të luaj në 3 kampionatet më të mëdha

Taulant Seferi është një prej talenteve shqiptare prejt të cilit pritshmëritë mbeten të larta. Sulmuesi aktivizohet në Zvicës, ndërsa ka refuzuar gjithnjë ofertën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka qenë i prerë dhe i vendosur të mbrojë ngjyrat kuqezi. Shqipëria mbetet gjithnjë kombi i tij dhe Seferi e ka bërë të qartë këtë fakt sa herë që i është dhënë mundësia. Madje ka realizuar pjesërisht ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë, duke debutuar me fanellën e kuqezinjve, ndërsa për ta cuarderi në fund ëndrrën e tij duhet të zërë një vend titullari në fushë dhe të përjetojë suksese me Kombëtaren tonë.

Taulant Seferi ka dhënë një intervistë ditën e sotme për “Fan Zone“, ku qartëson edhe të ardhmen e tij. Talenti shqiptar tregon se do rikthehet sërish te Jang Bojs në fund të sezonit, ku nëse nuk do të ketë minuta si titullar, atëherë do të zgjedhë largimin. Madje ambiciet e tij janë të mëdha në karrierë, teksa bën me dije se dëshiron të luajë në tre ligat më të forta të Europës.

Sa i përket temës së Kombëtares Seferi tregon se ka një konkurencë të madhe në vijën e sulmit, por kjo ndikon pozitivisht që të punojë fort e t’i bëjë vend vetes. Gjithashtu sugjeron për kuqezinjtë që të shohim me kujdes talented shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ndërsa shpreh dëshirën të jetë në stadium për të parë ndeshjen e Ligës së Kombeve të Kosovës dhe Maqedonisë, ku patjetër do të bëjë tifozeri për dardanët.

“Edhe këtu në Zvicër janë mbyllur të gjitha dhe ne mundohemi ta mbajmë vetë trupin në formë. Sezoni në aspektin individual? Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe ne të kthehemi të luajmë përsëri. Sapo të përfundoj huazimin te Ksamaksi në fund të sezonit do rikthehem te Jang Bojs që kanë kartonin tim, ku shanset janë që të qëndroj. Do bisedoj dhe nëse nuk më shohin si një lojtar kyç atëherë do largohem, por të shohim.

Në Kombëtare është një konkurrencë e madhe, por mendoj se kjo është diçka e mirë për mua, pasi duhet të punoj më shumë dhe të zë një vend te Shqipëria. Në Maqedoni ka shumë talente dhe Shqipëria duhet të shikojë më shumë edhe në këtë vend. Kosovë-Maqedoni? Do shkoj ta shikoj ndeshjen live nëse e kam të mundur, por mendoj dhe shpresoj në një kualifikim të Kosovës. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e familjes që të luaja për Shqipërinë, e cila është edhe kombi im”.

Shkëndija e Tetovës dhe lojtari më i mirë shqiptar? Për momentin jam akoma i ri dhe nuk mendoj për Shkëndijën, pasi dua të luaj në Europë. Lojtari më i mirë te Shqipëria për të gjithë kohën është Igli Tare, por pëlqej shumë edhe Canën. Shoku më i mirë te Kombëtarja është Etrit Berisha, i cili më ka trajtuar shumë mirë dhe ka bërë shaka me mua që në fillim.

E kam si objektiv në karrierë, që të luaj në 3 kampionatet më të mëdha në Europë”, ka thënë Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online