“Do ngulim këmbë për futbollin, nisim vetëm në datën e përcaktuar”! Presidenti i Teutës ka besim për Superioren

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, është besimplotë se Superiorja do të rifillojë pas pandemisë që ka pushtuar Europën. Madje edhe në datën që është përcaktuar nga FSHF, në 2 maj. Klubet mbeten ende në pritje të një përgjigje që mund të vijë nga shteti, për të dhënë dritën jeshile për nisjen e stërvitjes. Nga ana tjetër, Hasanbelliu shprehet për “TVT” se do të ngulim këmbë që futbolli të fillojë dhe në vetëm një datë, 2 maj.

“Jemi optimist që në datën 2 maj të nisim stërvitjet në Durrës. Do ngulet këmbë që futbolli të fillojë në këtë datë edhe pse mendoi se ky sport nuk përbën rrezik për Koronavirusin. Një problem i madh për ne janë lojtarët jashtë Shqipërisë. Në momentin që Qeveria do të na thotë për të nisur stërvitjen dhe të japin leje, ata do të vijnë për në vendin tonë, por do të qendrojnë 14 ditë në karantinë. Ky është problem i madh”, tha Hasanbelliu. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online