Botërori i 2022-shit do të jetë më i pazakonti në historinë te futbollit. Për herë të parë eventi më madhor i futbollit do të zhvillohet në Lindjen e Mesme. Megjithëse u zhvendos në dimër, sërish temperaturat mbeten të larta në Katar. Lojtarët e Anglisë kanë hasur vështirësi me ambientimin e kushteve të reja klimaterike.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Kombëtares së “tre luanëve”, shihen lojtarët që stërviten me freksuese dhe duken të rraskapitur teksa afrohen drejt saj për të marrë pak freski. Ndërkohë gazetari Casey Evans, ka komentuar videon me fjalët: “Do të na kapi edhe Irani, këta njerëz po vd.esin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A seleção inglesa sofre com o calor que se faz sentir no Qatar ? pic.twitter.com/5Z8n6ct6iR
— B24 (@B24PT) November 18, 2022