“Do më mungoni shumë”! Kaloi në “Ligue 1”, Xherdan Shaqiri i lidhur shpirtërisht me “Anfield”

Xherdan Shaqiri u largua përfundimisht nga skuadra e Liverpool, për t’iu bashkuar francezëve të Lyon. Futbollisti shqiptar nuk arriti të gjejë ritmin e duhur, në mënyrë që të zinte vendin e titullarit tek të kuqtë. Megjithatë, duke qëndruar disa vite në “Anfield”, Xherdani krijoji një lidhje shpirtërore me tifozët dhe klubin.

Në një postim në rrjete sociale, Shaqiri deklaroi se do t’i mungonte shumë skuadra e Liverpool. “Tifozë të dashur dhe Liverpool FC. Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e mrekullueshëm Anfield. Ju faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj. Gjithë të mirat. ”,- ka shkuar Shaqiri në profilin e tij zyrtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *