“Do më mbetet peng, ndaj Anglisë hymë me frikë“, Strakosha i sinqertë: Nuk e mendoja se do isha kaq deçiziv me Andorrën

Kombëtarja shqiptare ia ka dalë të marrë 3 pikët kundër Andorrës. Kuqezinjtë hynë në fushë me ekipin e dytë dhe mes vuajtjesh mbërrijnë te fitorja. Ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 për të hipotekuar vendin e tretë në grup, që mund të vihej në rrezik nga Hungaria. Goli erdhi vetëm në minutën e 73-të, atëherë kur Uzuni fiton një penallti në zonë, që më pas ekzekutohet me sukses nga Endri Çekiçi. Në përfundim të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për mediat.

Strakosha: “Jam i lumtur që jam me kombëtaren, ndeshja e parë nuk shkoi shumë mirë. 1-0 me Andorrën nuk është rezultat pozitiv, por ishte një edicion i mirë dhe mund të bënim më shumë. 18 pikë nuk i kemi bërë kurrë, të shikojmë edhe anën pozitive. Nuk kishim asgjë më pak se Polonia. Me Anglinë kemi hyrë me frikë në fushë, kemi gabuar taktikisht dhe do të më ngelë peng. Sa të vërteta “sirenat” angleze në merkato? Për sa di unë nuk ka asgjë të vërtetë, jam i përqëndruar te Lazio se kam edhe një vit kontratë. Unë e kam mendjen te fusha dhe menaxheri merret me pjesën jashtë fushe, më mungon të luaj. E mendoja veten kaq deçiziv ndaj Andorrës? Të them të vërtetën jo, por bravo çunave se dhanë maksimumin. Taktikisht jemi më mirë në mbrojtje, jo vetëm mbrojtësat edhe unë, por të gjithë si ekip se po pësojmë me lehtësi”.

Reja: “Përgjigja ishte e mirë, sepse kemi krijuar shumë raste. Ajo që ka rëndësi janë pikët. Ajo portë dukej si e magjepsur. Dukej sikur dikush atje lart e kishte me ne. Ishte e vështirë, e dija që do kishim probleme. Kemi ndryshuar më shumë se gjysmën e skuadrës, kemi dhe lojtarë që luajnë për herë të parë. Ajo që vlen është rezultati. Është klasifikimi. Tre ndeshje ishin si mallkim për Federatën Shqiptare për lëndimet dhe Kovidin. Kemi marrë 18 pikë, mua më mendet të përgëzoj lojtarët.

Kemi arritur objektivin duke u renditur të tretët. Pothuajse me shumë vështirësi. Ka kualitetet e duhura. Kam një impenjim për të kryer me Federatën. Të shohim në vazhdimësi. Kemi firmosur deri në fund të vitit 2022. Nuk varet vetëm nga mua. Kemi bërë shumë gjëra të mëdha në këto dy vite. Kemi integruar lojtarë të rinj. Kemi gjetur shumë lotarë interesantë, qoftë nga U21-shi. Detyra ime dhe e Federatës ishte për të përgatitur skuadrën për Europianin 2024. Pas Panuçit ia nisëm nga zero. Kam futur të luajnë 45 lojtarë. Duhet të jemi të lumtur sepse për të ardhmen ka lojtarë që mund të bëhen pjesë e Kombëtares A dhe mund të jenë të gatshëm për kualifikueset e Europianit. Ka lojtarë që nuk janë ende të pjekur, nuk janë akoma gati. Presidenti donte ta bënte kontratën deri në vitin 2024, por unë i thashë jo, ta shikojmë çdo vit. Kam moshën e caktuar, por kam entuziasmin e duhur. Me të gjithë lojtarët Poloninë isha i bindur që do e mundndim dhe tani do ishim duke festuar play off-in”

Roshi: “Unë gjithmonë jam 110% në fushë, sin ë 1 si në 90 minuta. Sot kishim shumë mungesa. Për këtë ekip respekte. 18 pikë, rekord. Vetëm një ndeshje na ndau, ajo me Poloninë. Të gjithë shqiptarët të jenë të kënaqur me vendin e tretë. Ta harrojmë ndeshjen me Anglinë, 5 gola janë shumë. Ky ekip është ngritur shumë dhe meriton respekt. Duhet të ishim të kujdesshëm, sepse kundërshtari mund të dali njëherë dhe të shënojë.. Më erdhi keq por besoj se Bajrami nuk e ka parë në ato momente dhe goditi vetë portën. Por nuk ka problem. Më vjen keq sepse futa më tepër se 10 topa të rrezikshëm në zonë dhe nuk u shënua asnjë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online