Juventusi do të luajë sonte në mbrëmje kundër Xhenoas, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë fitoren e radhës për të mbajtur diferencën ndaj Lacios. Bardhezinjtë janë nisur në udhëtim për në Xhenoa me aeroplan, duke dalë disi nga parashikimi në axhendë.
Për shkak të ndërtimeve që po bëheshin në segmentin rrugor, bardhezinjtë kanë pasur frikën e një trafiku të mundshëm që mund të mbërthente autobuzin e tyre. Për këtë arsye kanë zgjedhur që të largohen me aeroplan nga Torino në Xhenoa, duke e zgjedhur këtë mënyrë për herë të parë. /Sport Ekspres/