Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vendimet e politikës ndikojnë edhe në sport. Përpara ndeshjes mes këtyre ekipeve, Spanja ka thënë se nuk do të respektohet himni i dardanëve, por do të vendoset muzikë në vendin e saj.
Njëkohësisht edhe flamuri nuk pritet të gjej vend në stadium për të krijuar një situatë poshtëruese. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kosovës që ka thënë qartazi se nëse kundërshtari do t’i përmbahet këtyre pikave, atëherë ndeshja nuk do të zhvillohet.
Për këtë situatë të jashtëzakonshme në prag të ndeshjes së marsit, Federata e Futbollit të Spanjës do të mbajë një takim urgjent për të mbërritur në një vendim të ri. /Sport Ekspres/